Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Shtajnaker: PROKURORIA HULUMTON “RASTIN KRIPORJA”

Gudrun Stajnaker“Ekzistojnë indiciet që falimentimi i prodhimtarisë së Kripores është shkaktuar në mënyrë artificiale. Sipas dijenisë time, vazhdojnë hulumtimet e prokurorisë”, tha ish ambasadorja gjermane në Podgoricës Gudrun Shtajnaker.

Ajo tha se statusi pronësor është pengesa kryesore për investimet në Kripore.

“Ekzistojnë disa organizata ndërkombëtare dhe banka zhvillimore të cilat mund të investojnë në zhvillimin e kripores, në dobi të qytetarëve të Malit të Zi dhe tërë Malit të Zi. Por askush s’do të investojë në projektin të cilit s’i dihet pronësia”, theksoi ish ambasadorja.

Sipas fjalëve të saja, Kriporja me investimet e përkatëse mund të bëhet shembull i veçanti i zhvillimit, prodhimit të kripës dhe turizmit.

“Por askush, as individ, as kompani, as banë ndërkombëtare, respektivisht organizatë nuk do të investojë në tokë pa vendimin mbi pronësinë. Fundja, tani s’është e qartë as kush e mbanë shumicën e aksioneve”, shtoi Shtajnaker.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top