Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Shtoj: PËRFUNDON SHKOLLA VERORE E GJUHËS ANGLEZE

Shkolla (2)Me dorëzimin e certifikatave dhe me program të rastit të enjten në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj përfundoi Shkolla Verore e Gjuhës Angleze.

Këtë shkollë, e cila filloi me 24 qershor, e ndoqën afër njëqind nxënës nga institucionet edukativo – arsimore në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ndjekësit e shkollës, prindërit e tyre dhe mysafirët i përshëndeti drejtori i shkollës Dul Asllani, si dhe ligjëruesit nga universiteti nga shteti amerikan Miçigen, të cilët i vlerësuan si shumë të mirë rezultatet e arritura gjatë punës dyjavore.

Përndryshe, shkolla punoi edhe vitin e kaluar, sipas idesë së profesoreshës Sillvia Marnikoviq, e cila në Miçigen ishte në aftësimin studimor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top