Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Shuqo Ustabeqir: LOJA E LASHTË POLITIKE

Suco UstabecirNë qytetin antik Oulkinion, thonë që Ulqini i tanishëm ashtu është quajtur, është luajtur partia spektakulare e shahut, e cila në thëniet popullore ende transferohet nga brezi në brez. Kjo lojë
e lashtë i ka mbledhë qytetarët e Oulkinionit çdo të katërtin vit, por ndonjëherë edhe më herët. Loja është luajtur  me figura të gjalla, kështu që ne kishim mbretër dhe mbretëresha, oficer dhe
kuaj dhe shumë ushtar. Të gjithë me qëllim për të fituar.
Prandaj, në njërën anë qëndrojnë figurat e bardha, ndërsa në tjetrën të zezat. Tek figurat e zeza  vërehet që disa mungojnë, por ato ende dëshirojnë të luajnë, duke besuar që me entuziazëm dhe me zgjuarsi do ti fitojnë të bardhët. Dhe pas një dite të numërimit, riorganizimit, kurtheve të vogla për kundërshtarin, dhe ndonjëherë edhe veprime kundër rregullave (por askush te mos shoh) vjen deri tek finalja dramatike.
I bardhi qëndron me mbretin, kalin dhe dy ushtarë. Ndërsa i ziu e ka mbretin dhe tre ushtarë.
I ziu që në fillim të fazës përfundimtare mbetet pa edhe një ushtarë, pra i mbesin edhe dy. Situata e vështirë, kështu që duket që i bardhi do të fitojë.
Për atë kohë ushtarët e të bardhit qëndrojnë në vend, deri sa kali bën veprime të pakuptueshme. Kërcen herë përpara e herë përmbrapa, veprimet nuk i kanë asnjëfarë efektshmërie. Me çdo veprim të tijin ai kalë edhe me fjalë diçka porosit, por atë ç’farë ai flet nuk e kuptojnë as lojtarët e tij, e sidomos as kundërshtarët e tij, as qytetarët e Oulkinionit. Mësojmë qe ajo figurë madje që as nuk është nga Oulkinioni, por në bindje të mbretit të vet ( dmth. mbretit të figurave të bardha) erdhi nga qyteti tjetër antik Butua (në dokumente të vjetra shkruan që ashtu është quajtur Budva) për të luajtur këtë lojë deri në fund. Për atë kohë ushtarët e zi kanë mbërrit gati tek figura e mbretëreshës. Megjithatë,  është lajmëruar problemi, cili prej atyre dyve do ta marrë figurën e mbretëreshës, dhe cili do të jetë figura kështjella.  Mbreti i figurave të zeza, i cili në tabelën e shahut gjendet mbas tyre,  i thotë që të bien dakord reciprokisht, ndërsa për të është e njëjtë kush do të bëhet cila figura, vetëm është e rëndësishme qe loja e shahut të fitohet. Në një pergament shkruan që mbreti i figurave të zeza është quajtur Bitanga. Gjuhëtarët  e kanë përcaktuar se ajo fjalë kishte domethënie tejet negative. Por  tek qytetarët e atëhershëm të Oulkinionit kishte karakter të lirisë, të ndershmërisë, dhe shumë zejtarë , filozofë, peshkatarë dhe ullishtarë janë munduar të jenë “bitangët” e tillë. Nga ana tjetër, mbreti i figurave të bardha ka qenë sundimtar i sundimtarëve. Primus dhe vetëm primus, kurrë nuk ka qenë primus inter pares. Para tij kanë rënë qytetet, në rresht siç duket erdhi edhe qyteti Oulkinion. Ai mbreti figurave te bardha është quajtur (S)lomi li ga LOMI – me përkthimin në gjuhën shqipe do të thotë: a e ke thyer LLOMI.-  Duke parë që është duke e humbur lojën e shahut, i komandon ushtarëve te vet që të lëvizin pak, të ecin pak më përpara, sepse e sheh që nga ai kalë nuk ka asnjëfarë dobie. Ata dy ushtarë kanë marrëdhënie interesante njëri  ndaj tjetrit. Njëri është ushtari shef aktual, ndërsa tjetri ushtari-shefi i mëhershëm. Njeri është shef në nivelin lokal, ndërsa tjetri është shef në nivelin e shtetit. Si do që të jetë, të dy janë vetëm ushtarët e mbretit të bardhë pa ndonjë ambicion që të bëhen figura më të forta në nivelin shtetëror. Por  në nivelin lokal mundohen që të vijnë në pozicion të mbretëreshës. Prandaj, mbreti i figurave të bardha (S)lomi li ga LOMI ka thënë që të lëvizin, dhe ata atë duhet ta bëjnë. Por problemi  qëndron në atë se mbreti nuk e ka caktuar për sa kuti të ecin përpara. Shefi ushtar aktual e pyet shefin e mëparshëm a të lëviz për një apo për dy kuti. Atë rregullat e lojës ja lejojnë. Shefi i mëparshëm është në dy mendje. Nëse lëviz për dy kuti, e ndërsa mbreti  (S)lomi li ga LOMI ka menduar për një kuti, atëherë ai më nuk do të jetë në funksion të ushtarit në lojën e ardhshme. Nëse lëvizin për një kuti,  ndërsa  mbreti ka menduar që ata duhet të lëvizin për dy kuti, sido që të jetë, ata prapë se prapë do të mbesin pa funksione. Ç’farë të bëjnë?! Merren vesh që të lëvizin gjysmë kutie, e nëse mbreti pakëz do ti bërtas, do të lëvizin edhe për gjysmë kutie, e nëse mbreti do ti bërtas më
shumë, do të lëvizin për dy kuti të plota. Për atë kohë deri sa ata janë marr vesh për sa të lëvizin, një ushtar i zi fiton mbretëreshën, ndërsa ushtari tjetër i zi fiton kështjellën. Mbreti i bardh humb, ja kanë bërë shah mat. Mbreti i bardh (S)lomi li ga LOMI është shumë i hidhëruar dhe me zemërim i thotë figurave të zeza, që në lojën e ardhshme, loja do të zgjasë deri sa ai nuk do të fitoj, e ndërkohë le ti ruhen oficerëve të tij.
Ushtari i zi, i cili e ka fituar mbretëreshën i thotë që kjo është lojë e shahut e jo loja mos u hidhëro.
Mbreti i figurave të zeza, ose Bitango feston fitoren e parë, ndërsa këtë vit do të ketë shumë lojëra me të njëjtin kundërshtues. Në largësi, qytetarët e Oulkinionit shohin sinjale të tymosura. Ushtari i zi që është bërë mbretëreshë, është i vetmi në Oulkinion që din ti deshifroj sinjalet e tymosura. I thotë qytetarëve të Oulkinionit që mbreti i figurave të bardha (S)lomi li ga LOMI nuk është më i hidhëruar dhe në valë të hidhërimit ka bërë shaka. Qytetarët e Oulkinionit, mund të jenë të qetë,por nuk kalon shumë dhe erdh lajmëtari , edhe tha që mbreti  (S)lomi li ga LOMI nuk ka dërguar sinjale të tymosura.
Kush mund ti kishte dërguar?
Aty përfundojnë fragmentet. Shkencëtarët nuk mund ta përcaktojnë ç’farë është bërë më gjatë në qytetin antik Oulkinion.
Lexues të nderuar, ky është vetëm një formë e artit, e shkrimtarit të këtij artikulli dhe çdo përputhje me personat aktual, ngjarjet aktuale dhe qytetet është plotësisht e rastit.

3 comments

  1. Shume stil interesant i te shkruarit, ne moment ndjehesha sikur po lexoja ,,Lizen ne boten e cudirave” .. Megjithate mendoj se autori ka qendrim tejet pretencioz ndaj mbretit te figurave te zeza. Ky mbret, do te thosha, nuk deshiron te fitohet loja e shahut, aq sa t’i mund figurat e bardha. Harron qe edhe figurat e bardha jane zgjedhur nga populli i Oulkinionit. Egoja i tij eshte ´ me i madh se Stambolli´. Duhet theksuar gjithashtu se Dy ushtaret e zeze nuk bashkohen nga ai, por nga lajmtari i figurave te zeza i cili ndodhet jasht tabeles se shahut, diku ne mergim…. dhe ne fund, figurat e bardha, pervec asaj qe korrin fitore me merite, eshte mekat te vishen me epitete ‘me hile’, sepse edhe vezhguesit thone se cdo loje e tyre eshte fer dhe korrekte. Figurat e zeza fituan edhe pse te bardhet luajten me mire. Lexues te nderuar, ky komenti im i kushtohet thjeshte vepres artistike, dhe, sic thote autori, cdo perputhje me personat aktual, ngjarjet dhe qytetet eshte plotesisht e rastit. :)))

  2. @topi, a nuk mendoni ju që ne jetojmë në shtetin e çudirave. Si ndryshe, përveç cudirave t’ia shpjegojmë qytetarëve të Ulqinit të cilët viteve te 90-ta e kanë mbrojt faqen e bardhë e gjithë Malit të Zi, në atë mënyre që nuk kanë dashur të shkojnë të luftojnë në Dubrovnik dhe Bosne, të cilët me ’97 i kanë dhënë përparsi Millos e jo Momirit, me votat e të cilëve në vitin 2006 është shpall pavarësia e Malit të Zi, fakti se ata janë ende në margjina të shtetit të Malit të Zi.
    Sa i takon përmbajtjes së vet tekstit, ai ësht shumëdimensional dhe i ndërlikuar. Ju mendoni që unë e kam favorizuar mbretin e zi. Si ju edhe unë, e dimë që mbreti nuk ështe figura më e fuqishme në shah, por mbretëresha. Ndoshta, unë e kam favorizuar ushtarin i cili është bëre mbretëreshë. Ose
    ndoshta ja kam derguar mesazhin ushtarëve të bardhë që të përpiqen me shumë, që të bëhen lojtarë më të fortë në nivelin shtetërorë , dhe mos ti jetë ambicia e fundit që të bëhen mbretëresha në nivelin lokal. Prandaj, mesazhi nuk mund të kuptohet në lexim të parë. Nuk synoj që lexuesit ti jap zgjidhje të gatshme, por ta bëj të mendoj dhe ti kërkoj vet zgjidhjet.

    • Se pari nuk eshte drejte te fajsoni askend tjeter per poziten e veshtire ne te cilen gjendemi, pervec atyre te cilet ishin ne krye te pushteteve te ndryshme ne Ulqin per sa vite me radhe, te cilet, normalisht, me perjashtim te disave, kane ditur te rregullojne vetem dhe vetem interesat personale dhe asgje tjeter,dhe na sollen ne ket gjendje ku jemi. Te ju kujtoj se ne keto pushtete asnjehere nuk morri pjese partia ne pushtet shteteror. Po edhe sikur te kishte ndodhte, sikur niveli shteteror te pengonte zhvillimin e komunes tone, perse pra te gjitha keto vite pushtetet tona lokale paten mardhenie hic me pak se te shkelqyera me te? Perse ne asnje moment nuk u distancuan, nuk shkeputen mardhenie ? Sepse nuk ishte ashtu. I pengoj vetem mospuna dhe indiferenca e tyre. Ishin, sic thote autori mbreteresha ne nivelin e Ulqinit dhe deri ne votimet e radhes nuk mendonin per asgje. Ato nuk dhane asnjefare kontributi qe te zhvillohet komuna jone, bile as qe u munduan te bejne dicka, per cka deshmon gjithcka qe shofim. Askush nuk mund ta bind popullin ndryshe. Pra, pushteve lokale, them te gjithe ato brenda 24 viteve dhe askujt tjeter nuk ja detyrojme kete falenderim. Me lejoni te kujtoj per debaten e ashper parazgjedhore ne mes te treshes qe u bashkua. Ku i cuan fjalet qe ja leshuan njeri tjetrit? Por banoret e Ulqinit i degjuan dhe i kane mbajtur mend. Dhe me te drejte themi ´´loja e lashte politike´´- sepse ajo perseritet, asgje nuk ndryshon, … fatekeqsisht… Sinqerisht, shpresoj te jem ne gabim sepse e populli, rinija e mrekullueshme e Ulqinit e meriton nje te ardhme me te mire, per te cilen duhet te mundohemi dhe te punojme te gjithe.
      Sa i perket kontributit te banoreve te Ulqinit, them me kenaqesi dhe krenari, se ato i kontribuan ruajtjes se paqes, ruajten faqen e bardhe se pari te vetevetes andaj nuk moren pjese ne asnje lufte, fatkeqesi qe ka ndodhor ne ballkan. Zgjidhja e Millos dhe jo e Momirit ka qene me se e arsyeshme, dhe padyshim alternativa me e mire, gjithashtu dhe votimi pro rikthimit te shtetesise se Malit te ZI. Per kete duhet te krenohemi te gjithe. Se fundi, ju mund te favorizoni ke te doni, ajo eshte e drejta juaj e te shprehurit, cka rrespektoj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top