Sunday , January 24 2021
Lajmi i fundit

SI U PËRGJIGJ KORSARI ALEKSANDRIT TË MADH

Anija, BrodPjesë e historisë së Ulqinit padyshim janë edhe korsarët, në veçanti në periudhën prej shekullit 16 deri në të 18-it, kur bënin kërdi nëpër Adriatik dhe një pjesë të Mesdheut Lindor.

Shumë njerëz pohojnë se ato thjeshtë ishin grabitës, hajna, duke mos ditur se korsaria (e cila dallon nga pirateria) me shekuj ishte rregull i sjelljes në det. Madje ekziston edhe sot.

Njëjtë sikur tek Shën Augustini ekziston tregimi për korsarin të cilin e robëroi mbreti maqedonas Aleksandri i Madh (356 – 323 p.e.r.), dhe e pyeti: “Si guxon të bësh kërdi nëpër dete?”

“Si guxon ti të bësh kërdi nëpër tërë botën?”, iu përgjigj korsari. “Meqë unë këtë gjë e bëjë me një anije të vogël, më quajnë hajn. Ti bënë të njëjtën gjë me flotë të madhe, prandaj të quajnë mbret”.

Përgjigja e korsarit ishte “elegante dhe e përkryer”, vlerësoj Shën Augustini.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top