Simbol i qytetit: ÇARSHIA E ULQINIT

Carshia e vjeter e UlqinitÇarshia është pjesë tipike lindore e Ulqinit, e cila lidh Kalanë dhe Ranën me pjesën e re të qytetit. Ajo është stacion i patejkalueshëm i të gjithë turistëve të cilët qëndrojnë në rivierën e Ulqinit.

Udhërrëfyesit e huaj kanë shkruar se shëtitja nëpër rrugën kryesore të Ulqinit bënë pjesë në përjetimet më interesante në tërë Orientin. Përshtypje të veçantë tek ato ka lënë përzierja e bukur e veshjeve të Ulqinit të cilat tradicionalisht mund të shiheshin gjatë ditëve të pazarit.

Dikur në atë rrugë kishte rreth 200 dyqane, e punohej në atë mënyrë që zanatçiu njëkohësisht ishte prodhues dhe shitës i prodhimeve të veta.

Çarshia ishte qendra e qytetit, hapësira ku krijohej dhe koncentrohej sfera e fuqishme e spiritualitetit, kulturës, normave fetare dhe etike.

Tingujt që vinin nga të gjithë dyqanet jepnin jetësim të veçantë. Për këtë arsye në Çarshi nuk vihej vetëm për të blerë, por edhe për të shëtitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…