Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Sindikata e Komunës: MË SHUMË PARA NGA KREDIA PËR PAGA

EuroOrganizata sindikale e organit të qeverisjes lokale ka kërkuar nga kryetari i komunës Fatmir Gjeka që pjesa më e madhe e mjeteve nga kredia e pritur prej 1,2 milion euro të shpenzohet në mjetet e të punësuarve.

“Dëshirojmë të jemi partner të mirë dhe problemin ta zgjidhim në mënyrë tolerante dhe të drejtë”, thuhet në letrën e dërguar Gjekës, të cilën e përcjell gazeta “Dan” dhe theksohet që në të kundërt punëtorët do të jenë të detyruar që të drejtat e veta ti realizojnë në rrugë gjyqësore.

Sipas planit të përdorimit të kredisë të cili komuna ia ka dorëzuar Ministrisë së financave, punëtorët nga kredia duhet të marrin 474 mijë euro, që është mjaftueshëm për tre paga, 350 mijë euro ndërmarrjet publike, 319 mijë furnitorët, 34 mijë këshilltarët, 21 mijë partitë politike.

Në komunë të Ulqinit prej qershorit të vitit 2013 implementohet Plani sanues, kështu që të gjitha pagesat duhet ti miratojë Ministria e përmendur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top