Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Sindikata e Komunës: TRE MUAJ PA PAGA, GREVA E VETMJA RRUGDALJE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Sindikatës së Komunës Lluka Marnikoviq deklaroi se punëtorët e vetëqeverisjes lokale nuk marrin paga që dy muaj, ndërsa po vijon edhe muaji i tretë.

“Gjendja është shumë e vështirë dhe organizata sindikale ndërmori disa masa me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, të cilët me asgjë nuk i kontribuuan kësaj situate”, tha ai për “Dan” duke shtuar se i kanë dërguar shkresë Qeverisë.

Marnikoviq theksoi se sindikalistët, nëse nuk do të ketë reagime, do të ndërmarrin masa jo popullore. “Bëhet fjalë për grevë, me përmasa pak më të mëdha”, tha ai.

One comment

  1. Brravo per kryetarin tesh edhe per kryetarin para ti edhe para ti e para ti deri ke Bardhi. Ata me “patriotizmin” e madh edhe me ekspertat e vet e kajn lan mrapa Ulqinin par i kajn cu para miqt e shokt e vet. Shumica e popullit isht n situat ja fare t mir kirse nji pjes e “antarve” isht n situat teper t mir, nuk e kajn meritu me kergja pos me sjellje vazale per kryetarin.
    Derisa puntort jan pa rroga, OT pa shetrit e pa fotografohen neper Evrop, tan me qillim t promovimit- t Ulqinit a t vejdit isht pytja? Shkojn grupe mas grupesh, athu se jan ty prezantu tan bregdetin Adriatik e ja 20 km bregdet, pa asnji hotel me 5 yje, asnji marin per barka, parkingu isht haos, llomi pa hyn neper shpija, uji e rryma jan lluksuz gjat sezones, as 5 restorane me vjeft, shtrint shum e puntort jan pa rroga!!!! Brravo kryetar, brravo aj para teje edhe aj para ti edhe aj para ti

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top