Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Sindikata e Kripores: NA THONË QË PRANARI I KRIPORES ËSHTË VËLLAI I GJUKANOVIQIT

Marko Miranovic, Solana, KriporjaSindikata e Kripores ka organizuar sot konferencë për shtyp në të cilën është deklaruar që kjo ndërmarrje më e vjetër në Ulqin shkatërrohet qëllimisht. “Nuk mund të besojmë si sillet shteti, gjykata e falimentimit dhe administrata e falimentimit ndaj kësaj hapësire”, tha kryetari Sindikatës Marko Miranoviq.

Ai shtoi që punëtorët dyshojnë që menaxhmenti shkakton prishjet në mënyrë që punëtorët të demoralizohen dhe të çojnë dorë nga qiramarrja e fabrikës.

“Neve njerëzit na thonë që pronari i Kripores është vëllai i kryeministrit, e jo më Veselin Baroviq. Ne këtë nuk e dimë. Ne vetëm habitemi kush është më i fortë se shteti i cili lejon që Kriporja të shkatërrohet, që rryma mos të kyçet, që kërkesat tona mos të plotësohen”, theksoi Miranoviq.

Drejtuesi i punëtorëve të Kripores ka thënë që për shkak të mbrojtjes joadekuate të pronës është dorëzuar padia penale kundër administruesit të falimentimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top