Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Sindikata e mediave: APEL KOMUNËS QË TË NDIHMOJË RTV ULQININ

RTV Ulqin, RTV Ulcinj


Sindikata e Medieve të Malit të Zi apeloi tek Komuna e Ulqinit që t’i kushtojë vëmendje Radio Televizionit (RTV) Ulqin dhe t’i ndihmojë duke filluar të shlyejë detyrimet që ka ndaj tyre.

Nga Sindikata kanë thënë se të punësuarit në RTV Ulqin u njoftuan për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen me vite, e cila kulmoi vitin e kaluar, gjatë të cilës Komuna e Ulqinit i pagoi vetêm 40 % të mjeteve të planifikuara.

Të punësuarit në RTV Ulqin shpjeguan se nuk kanë të nënshkruar kontratën për përmbajtjet programore, që përbënë shkelje të Ligjit për medie elektronike.

Sindikata e medieve, siç thanë përfaqëduesit e tij, për këtë problematik iu drejtua kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqit dhe drejtorit të Drejtorisë Tatimore Miomir M. Mugosha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top