Wednesday , July 18 2018
Lajmi i fundit

Sindikata e Qendrës për kulturë: DO TË MBAJMË GREVËN PARALAJMËRUESE

Ljiljana-Janinovic-UlcinjNë fillim të javës së ardhshme Organizata sindikale Qendra për kulturë do të mbajë grevën paralajmëruese.

Është paralajmëruar që ky aktivitet do të mbahet para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

„Gjendja në ndërmarrjen tonë, si dhe pozita e jonë po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Situatë e ngjashme është edhe me të punësuarit në shumë ndërmarrje tjera publike ku themelues është vetëqeverisja lokale, prandaj presim përkrahjen e tyre“, thanë nga ky asociacion i punëtorëve.
Punëtorët në Qendër për kulturë tash tre muaj nuk kanë marrë asnjë cent, ndërsa pagat vonojnë më shumë se shtatë muaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top