Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Sindikata e Qendrës për kulturë: TË HËNËN GREVË PARALAJMËRUESE

Strajk, GrevaNga Organizata sindikale e Qendrës për kulturë njoftuan se të hënën do të mbahet greva paralajmëruese para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Arsye është gjendja e keqe në të cilën ndodhen punëtorët e kësaj ndërmarrje publike, veçanësisht frika që në te mund të hapet procesi i falimentit.

Nga Sindikata kanë thënë se presin përkrahjen e ndërmarrjeve tjera publike në Ulqin ku themelues është Kuvendi komunal, e ku në të shumtën e rasteve gjendja është më e keqe se në Qendër për kulturë.

Shtohet se shpresojnë që, siç është paralajmëruar, për problemet e tyre të mbahet seanca e parlamentit lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top