Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Sinishtaj: JAM I PAKËNAQUR ME PROPOZIMIN E LIGJIT PËR SIMBOLET KOMBËTARE

Vasel SinishtajIsh deputeti në Kuvendin e Malit të Zi dhe këshilltari i Iniciativës qytetare në Komunën urbane të Tuzit Vasel Sinishtaj deklaroi se nuk është i kënaqur me Propozimin e ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare.

„Çdo gjë që është më pak nga ajo që është garantuar me Kushtetutë, është faj i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për arsye se nuk kanë bërë në kohë diçka që duhet ta bënin – t‘i dërgojnë letër ministrit të punëve të brendshme dhe ti thonë çka është përzgjedhja jonë“, tha Sinishtaj për Portal Analitika.

Sipas fjalëve të tija, nuk mund të zvogëlohen me ligj të drejtat e pakicave të cilat janë të garantuara me Kushtetutë të Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top