Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Sinishtaj: KUSH QESHET I FUNDIT, QESHET MË SË ËMBLI

Vasel, Genci, Nazif, SmajlFunksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se në kontestin rreth mandatit të deputetit me deputetin e Forcës Genci Nimanbegun do t’i “qëndrojë” institucioneve vendase.

“Do të dërgojë vërejtjen dhe saktë do t’i ceki përgjegjësit të cilat i morën përsipër me mosrespektimin e marrëveshjes. Pastaj do të shkojë rrugës gjyqësore, prej momentit kur duhej të isha deputet deri në atë moment që të lirohet vendi i deputetit. Nëse nuk lirohet – prapë asgjë. Shpresoj të vendos gjykata”, tha Sinishtaj për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, politikanët duhet të mësojnë që, përveç privilegjeve, kanë dhe përgjegjësi. “Duhet të jemi shembuj të parë të shtetit ligjor. Mendoj se kjo që po ndodh krijon fotografi të keqe për vet Shqiptarët në Mal të Zi”, tha Sinishtaj.

Ai rikujton se i dërgoj letër publike Genci Nimanbegut dhe liderit të Forcës Nazif Cungut. “Ato le ta bëjnë mandatin e tyre deri në fund. E jona është që t’i padisim. A e dini atë fjalën popullore: “Kush qeshet i fundit, qeshet më së ëmbli”, përfundoi Sinishtaj.

2 comments

  1. Marre per Forcen, marre per Gencin, e sa per Qirosin, sja merr kush per t madhe ati. Ka rrejt edhe ler gjana ma t mdhaja edhe let gjana ma t vogla se kja

  2. More Vasel, po qeshen keto 2 uzurpatore, e Mali i Zi dhe bota po qeshin me ne. Mjer mileti!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top