Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Sinishtaj: LARGOHEMI NGA KOALICIONI QEVERISËS

Iniciativa qytetare është e vendosur në synimin që të lëshoj koalicionin qeverisës, sepse Partija demokratike e socialistëve nuk e respekton marrëveshjen e koalicionit sipas së cilës referendumi për komunën e Malësisë është dashur të mbahet deri në fund të shtatorit, ka deklaruar udhëheqësi i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.

Ai për “Dnevne novine” tha që partia e tij një kohë të gjatë nuk është pjesë e koalicionit qeverisës sepse në të nuk respektohet zëri i saj. “Nuk donim të prishim koalicionin me Forcën, edhe pse ato shumë lehtë i pranojnë premtimet e shtetit i cili nuk respekton Kushtetutën dhe ku është shumë vështirë të ndërtosh diçka në bazë të marrëveshjes”, tha Sinishtaj.

Sipas fjalëve të tija, është e qartë që koalicioni nuk funksionon sepse nuk respektohet marrëveshja. “Në të ka shkruar që përfaqësuesit e PDS-së dhe Forcës do të takohen një herë në muaj”, shtoi Sinishtaj.

Funksionari i PDS-së Nikolla Gegaj tha që referendumi për komunën e pavarur të Tuzit do të mbahet, por që data e saktë akoma nuk dihet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top