Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Sinishtaj: PDS-ja NUK KA NEVOJ TË BËJË ANEKS ME FORCËN

nimanbegu-sinistaj-najavili-mogucnost-raskida-sa-dps-om-vlast-nas-je-prevarila-slika-161844Funksionari i lartë i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se nuk ka nevojë që dikush të jetë bajraktar i çështjes së statusit të komunës së plotë të Malësisë. “Mendoj që PDS-ja duhet të ketë qasje më serioze, nuk ka nevojë të bëj anekse të marrëveshjes me Forcën, e cila nuk ka numër të lartë të votuesve”, tha ai për “Pobjeda”.

Sinishtaj vlerësoi se duhet implementuar marrëveshjen e mëhershme për këtë çështje dhe të realizohen procedurat në Kuvendin e Malit të Zi të cilat janë iniciuar para tre vitesh.

Sipas fjalëve të tija, është indikative që çështja e komunës së Malësisë iniciohet çdo herë para përcaktimit të terminit të zgjedhjeve parlamentare.

Të njëjtin qëndrim ka edhe lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi i cili shton se çdo gjë është çështje e vullnetit politik të shumicës qeverisëse.

One comment

  1. Ha ha ha tash po dojn mu shit mjegull ne Malesi se ne Ulqin u zbuluan cfarit jane edhe pse podgoricen ma afer ju atje e per oborrin e juaj kta dojn mu tregu si me vepru ju. #sokola trima supozitor :)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top