Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Sipas gazetës “DAN”: FAMA JEPET ME QIRA PA TENDER

Këshiili drejtues i Qendrës kulturore ka dhënë me qira objektin e ish Bahçja verore në Ranë për tetë mijë euro, edhe pse e kishte ofertën me vlerë 20 mijë, shkruan “Dan”.

Lokalitetin atraktiv pa tender të shpallur e fitoi qiramarrësi i deritashëm Vedat Lamoviq, ndërsa dy herë e gjysmë më shumë ka ofruar familja Alloviq.

Lamoviq për gazetën e Podgoricës tha që oferta e tij ishte e vetmja dhe që në këtë çështje ka ndërhyrë politika. “Në këtë lokalitet kam investuar 200 mijë euro dhe është logjike të ma japin mua”, shtoi ai.

Skender Allovinq mendon që kemi të bëjmë me “korrupsion të pastër dhe punë të turbullta”. Sipas fjalëve të tija, Qendra kulturore ka dorëzuar padinë në gjykatë dhe Lamoviq ishte i detyruar ta lëshoi këtë hapësirë, pa të drejt të zgjasë kontratën.

Drejtori i Qendrës kulturore Nail Draga tha që oferta e Alloviqve është dorëzuar me vonesë. Ai pyetjes së “Danit” pse nuk u shpall tenderi për qiramarrjen e Bahçes verore  tha që për këtë ka vendosur Këshilli drejtues, ndërsa ai ka vepruar vetëm sipas vendimit të tyre.

3 comments

  1. Para nje vitit inspekcioni e ka rrenuar diskoteken Fama, e nje nga “Inspektove” qe ka rrenuar ka qen ky Aloviqi.

    A nuk eshte pak e cuditshme kjo pune?? !!

  2. Per mu eshte me e cuditshme si qendron akoma pronari ne ate objekt!
    Vjet pagoi 5.000 euro, kete vite asnje ( 0 ).
    Ka borxh te pakten 100.000 deri ne 150.000 qendres per kulture per tere keto vite.
    gazetat kane shkruar edhe vitin e kaluar per kete problematik.

    http://www.dan.co.me/?nivo=3&rubrika=Regioni&clanak=341722&datum=2012-08-03&naslov=Za%20%26%238222%3BFamu%26%238221%3B%20ne%20va%BEe%20zakoni

    Lexoje, gjerat behen shume me te qarta!!

    P.S. Nuk eshte rrenuar para nje vitit, por 2010. Dhe se ka prishur insp. lokal por ai republikan.

    • E ka rrenuar inspektorat lokal, me ndihme te burgosurve.. Le ata pralla.
      Do ishte mire qe te shikoni pak se cka vozisijn keta inspektora lokal neper Ulqin.

      Korupcjoni Maje Maje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top