Sipas hulumtimit: ULQINI NË GRUPIN E KOMUNAVE ME TRANSPARENCË TË MESME

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitHulumtimi të cilin e realizoi Qendra për Arsimim Qytetarë (QAQ), në bashkëpunim me partnerët, tregoi se Ulqini hynë në kategorinë e komunave me transparencë të mesme në Mal të Zi.

Siç theksohet, nga gjithsej 100 pikë, vetëqeverisja vendore në Ulqin fitoi 37 pikë. Tivari, për shembull, fitoi 31 pikë sipas indikatorëve të këtij hulumtimi, ndërsa Podgorica dhe Bijello Pole më së shumti – 58 pikë.

Sipas fushave, ndarja e pikëve në Ulqin është si në vazhdim: Qasja e informatave – 10, Lufta kundër korrupsionit – 8, Kuvendi i Komunës – 8, Buxheti – 6, Prokurimet publike – 3, Shqyrtimet publike dhe konkurset publike – 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…