Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Sipërmarrësit e Ulqinit: FALEMINDERIT KOMUNËS PËR KËMBËNGULJEN NË ZBATIMIN E LIGJIT

BakuleNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa për opinion e disa sipërmarrësve të Ulqinit, të cilën e nënshkruajnë Ismet Mustafiq, SHPK „Gensha“, Ilir Taflaj, Ibrahim Milla dhe SHPK „Concordia Commerc“, e të cilën e përcjellim në tërësi.

Dëshirojmë të falënderojmë Komunën e Ulqinit, Kryetarit të Komunës z. Nazif Cungut dhe Shefit të Policisë komunale z. Saubih Mehmetit, për këmbënguljen në zbatimin e ligjit të cilën e treguan në rastin tonë dhe me këtë kanë treguar se qytetarët e kësaj komune në institucionin e Komunës së Ulqinit, kryetarit dhe drejtuesve të tjerë kanë partnerë për zgjidhjen e kërkesave tyre legjitime. Edhe pse nën presion të pabazuar të individëve, me respektimin dhe zbatimin e ligjit nga ana e komunës dhe kryetarit të saj, me të cilin neve dhe të punësuarve tanë nga kanë zgjidhur çështjen me rëndësi jetësore, u realizua qëllimi bazë i ekzistencës së administratës lokale, e ky është servisi ndaj qytetarëve dhe puna në mbrojtjen e interesave të tyre, gjithmonë nëse ato interesa janë në pajtim me ligjin. Pikërisht për shkak të arsyeve të lartpërmendura, tani me plotë të drejtë dhe besim presim që rruga e përmendur të ndërtohet dhe rregullohet, ashtu siç është planifikuar me dokumentacionin ekzistues planifikues.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top