Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Skena verore: NUK KA HAPJE SOLEMNE, POR KA PROGRAM

Nail DragaDrejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga ka deklaruar që këtë vit për shkak të problemeve të deritashme financiare të këtij institucion dhe të administratës lokale manifestimi tradicional “Skena verore” nuk ka filluar me 1 gusht, por së shpejti do të mbahen disa përmbajtje interesante kulturore.

“Kështu, për shembull, me 9 gusht do të kemi dy ngjarje, në Galerinë e Qendrës dhe në Kala, ndërsa në ditët e ardhshme do të ketë edhe një sërë programesh interesante”, tha Draga për Portalin Ul-info.

Siç mësojmë, komuna e Ulqinit dhe Qendra për kulturë kanë ndërmarr një sërë hapash që në fund të këtij muaji të organizojnë dhe Panairi i 14 i librit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top