Wednesday , April 24 2019
Lajmi i fundit

Socialdemokratët: HAPET ZYRA NË ULQIN

SD 2Socialdemokratët e Malit të Zi, në prani të, siç thuhet, numrit të madh të anëtarëve, simpatizuesve dhe mysafirëve, kanë hapur zyrën në Ulqin, pak kohë mbas formimit të këshillit iniciues.

Në hapjen solemne ishte i pranishëm edhe koordinatori i Socialdemokratëve të Malit të Zi Ivan Brajoviq, si dhe funksionarët e lartë të partisë Miqo Orlandiq, Jusuf Kalamperoviq dhe dr Gjorgje Suhih.

Kryetari i këshillit iniciues të Socialdemokratëve të Ulqinit Selim Resulbegoviq ka theksuar se dyert e Socialdemokratëve janë të hapura për të gjithë, që ato, si deri tani, do të dinë të kultivojnë dhe ruajnë atë më të rëndësishmen që kultivon ky qytet, e kjo është bashkëjetesa e të gjithë religjioneve dhe kombeve në të.

Ai dha që SD ka vizion të qartë të Ulqinit si qytet të zhvilluar dhe destinacion atraktiv turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top