Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Sonte në Shas: FILLON MANIFESTIMI PRANVERA NË ANË TË MALIT

Pranvera ne Ane te Malit 12Organizata joqeveritare „Ora“ do të organizojë më 23-25 maj 2014 edicionin e 11-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“. Të ftuar të veçantë të edicionit të sivjetshëm janë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „Shota“, i cili do të prezantohet me programin e vet ditën qendrore të manifestimit, dhe aktori Mirush Kabashi, i cili natën e parë do të prezantohet me një koncert recital poetik. Ndërkaq, cikli „Ana e Malit nëpër vite“ do të vazhdojë këtë vit traditën me ekspozitën me fotografi të vjetra nga Ana e Malit.

Manifestimi tradicional „Pranvera në Anë të Malit“ është projekti kryesor i Shoqatës „Ora“. Ky manifestim me karakter kulturor-turistik ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e turizmit të Anës së Malit. Edicioni i tij i parë është mbajtur në vitin 2004 dhe që prej atëherë zhvillohet për çdo vit. I ideuar në fillim si një veprimtari ku para së gjithash do të bashkohen qytetarët e trevës së Anës së Malit dhe të trevave të tjera, „Pranvera në Anë të Malit“ është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi me karakter lokal. Vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi e ka rikthyer vëmendjen te ky qytet i lashtë duke e promovuar atë si një qendër të zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top