Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

SOS: Dhuna e bashkëmoshatarëve – një lidhje shkakësore me dhunën në familje ndaj fëmijëve

SOS vrsnjacko nasilje“SOS Telefoni për femra dhe  Fëmijë viktima të dhunës nga Ulqin ”  me 16 tetor organizoi tryezë të rrumbullakët në kuadër të  projektit  “Toleranca është zgjedhja jonë” me temë  “Dhuna e bashkëmoshatarëve – pasojë e shkakut të lidhjes së dhunës në familje”

Pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët  ishin  zyrtarë, dhe drejtues të institucioneve arsimore, përfaqësues të qeverisjes  lokale, policisë, shëndetësisë, prokurorisë, gjykatatës dhe përfaqësues të  organizatave joqeveritare, si dhe  nxënës të  përfshirë në realizimin e projektit. Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit shkëmbyen njohuri, dhe përvojë në punën në fushën e dhunës së bashkëmoshatarëve, si dhe dhunën ndaj fëmijëve dhe të rinjve në familje, identifikuan problemet kryesore në praktikë dhe dhanë sugjerime për veprim të ardhshëm të komunitetit.

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, znj. Hatixhe  Gjoni , theksoi rëndësinë e veprimit të koordinuar të të gjitha institucioneve, të cilët  duhet   patjetër ti kyçin prindërit, si individualisht, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes aktive në këshillat e prindërve. Ajo gjithashtu vuri në dukje se shkollat mund të kenë rregulla ,dhe programe kundër dhunës, të rriturit mund të përcaktojnë dhe  të zbatojnë masa ndëshkuese, por secili nxënës duhet të mësojë të kontrollojë sjelljet e tyre të papërshtatshme  / ose impulsive.

Zonja Bilana Zekovic, paneliste në këtë aktivitet, foli për ndikimin e përvojave negative të fëmijërisë në sjelljen dhe jetën e përgjithshme të një individi. Theks i veçantë i është kushtuar lidhjes shkakësore midis dhunës ndaj së cilës fëmijët janë të ekspozuar në familje, dhe format e ndryshme të sjelljes së papranueshme të të rinjve. Ajo theksoi se rrethanat në të cilat  jetohet në një  një familje ku ka dhunë mund të ndikojnë që fëmija të mos krijojë besim dhe të humb  ndjenjëne  sigurisë tek vetëvehtja. Në këtë kuptim, një fëmijë i cili është ekspozuar ndaj dhunës në familje që në moshën tre vjeçare mund të reagojë ndaj zemërimit të të rriturve duke rritur agresionin ndaj bashkëmoshatarëve të tij / saj, tha znj Zekovic.

Koordinatorja e projektit, znj. Hatixhe  Nelaj, theksoi rëndësinë e veprimit parandalues, përmes edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, punëtorive kreative dhe fushatave mediatike, duke theksuar se nëse fëmijët dhe të rinjtë mësojnë se çfarë është dhuna e bashkëmoshatarëve, si mund të luftohet ,dhe pse është e keqe, ky problem do të kishte një zgjidhje më të  thjeshtë dhe të  shpejtë. Ajo gjithashtu vuri në dukje se duke punuar në këtë projekt  erdhën me një seri sugjerimesh për veprimet e ardhshme që synojnë krijimin e një mjedisi pozitiv shkollor, ku të gjithë ndjehen të sigurt, të pranuar dhe të respektuar. Disa nga propozimet janë takime të vazhdueshme ndërsektoriale që përfshijnë përfaqësuesit e Këshillit të prindërve  , edukimin e stafit mësimor, aktivitete  parandaluese me të rinjtë në shkolla, si dhe rrjetëzimin e shkollave për të shkëmbyer praktikat e mira.

Projekti “Toleranca është zgjedhja jonë është mbështetur nga OJQ-ja Juventas përmes programit të financuar nga BE” Koalicioni kundër Dhunës  bashkëmoshatare në  Shkollat Malazeze “.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top