Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

SOS për Montenegro: BASHKËNGJITUNI MARSHIT KUNDËR HULUMTIMIT TË NAFTËS

 

SOS (1)Rrjeti SOS për Montenegro dëshiron të ftojë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile që ti bashkëngjiten marshit protestues kundër hulumtimit të naftës dhe gazit në nëndetin malazez i cili përfshinë kalimin nëpër qytetet bregdetare në aksin me gjatësi 145 kilometër dhe do të zgjasë katër ditë.

Nisja është planifikuar të premten, me 9 nëntor, nga Ulqini në ora 7h (Plazhi i Vogël), të shtunën me 10 nëntor nga Petrovci (marina) në ora 7, të dielën me 11.11. nga Tivati në ora 7h dhe nga Kotori një ditë më vonë nëntor në të njëjtën kohë duke përfunduar në Herceg Novi.

Qytetarët dhe shoqatat ftohen të japin përkrahje atyre më këmbëngulësve të cilët do të kalojnë tërë aksin marshues duke iu bashkëngjitur, duke i ndihmuar në formë ushqimi, pijeve freskuese, akomodimit ose në ndonjë mënyrë tjetër.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top