SOS telefoni – konferenca: AKTIVISHT KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE

sos-telefonVetëm me veprimtari të koordinuar të organeve shtetërore, sektorit civil dhe medieve mund të parandalohet në mënyrë efikase dhuna, përfundohet në konferencën “Mbrojtja e dhunës në familje në studime të rastit të bazuara në praktik”, e cila u mbajt në Ulqin.

Ky tubim është organizuar në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave” të cilin SOS telefoni për gra dhe fëmijë viktimë të dhunës nga Ulqini, Podgorica dhe Berane po e kryejnë me përkrahjen dhe financimin e Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi.

Siç thanë organizatorët e kësaj fushate, në shkurt është përpiluar raporti për këto raste. “Me rëndësi për ne është çdo eksperiencë dhe propozim, sepse ato do të shfrytëzohet gjatë punës në ndryshimin e Ligjit penal, të cilët rregullojnë edhe këtë materi”, shtuan ato.

Në këtë tubim përveç të tjerëve ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, prokurorët shtetëror Ferihaja Muratoviq dhe Faruk Resulbegoviq, drejtuesi i Këshillit për kontroll qytetarë të policisë Aleksandar Zekoviq, përfaqësuesit e policisë, Qendër për punë sociale, institucioneve shtetërore, partive politike, organizatave joqeveritare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…