Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

SOS TELEFONI NË ULQIN SË SHPEJTI ME DOKUMENTAR TË RI PËR ZANATET E VJETRA

IMG_3528Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin filloi realizimin e  dokumentarit „Ti rikthejmë Artizanatet- Ta ruajmë traditën „ të përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .Në këtë dokumentarë do të përfshihen disa zanate të vjetra të cilat janë drejtë zhdukjes në Komunën e Ulqinit.

„Projekti do të ketë një ndikim të fortë në promovimin dhe ruajtjen e kësaj kulture të vjetër artizanale. Trashëgimia kulturore përfaqëson një vlerë kulturore unike dhe të pazëvendësueshme të një kombi, sepse për breza, ajo drejtpërdrejt tregon për zhvillimin shoqëror, por edhe për tërë nivelin arsimor, kulturor dhe madje civilizues. Vlera e trashëgimisë kulturore, qoftë e prekshme apo e paprekshme, është vazhdimisht në rritje për shkak të kohëzgjatjes së saj të kushtëzuar natyrisht, por edhe për shkak të mjedisit të saj të paqëndrueshëm në drejtim të zhvillimit të teknologjive të reja dhe ndryshimeve në mënyrën dhe stilin e jetës” shprehet autorja dhe kordinatorja e projektit në fjalë Hatixhe Nelaj .

Ajo tha se , shqetësimi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zanateve të vjetra në shekullin 21 nuk është vetëm një detyrim deklarativ i institucioneve kompetente, por është roli moral i gjithë shoqërisë moderne, e cila duke njohur rëndësinë e zanateve të vjetra krijon kushtet për ruajtjen e saj në të ardhmen.

Nelaj shprehet se shumë zanate janë duke mbijetuar duke luftuar me kohën,pikërisht në Komunën e Ulqinit. Dikur flitej me nderim për këdo që kishte zanatin e vet dhe jetonte prej tij. Ndër zanatet e vjetra që kryesisht praktikuan shqiptarët, ka nga ato me vlerë të paçmueshme që mund të klasifikohen si art që ka vlerë të jashtëzakonshme për ruajtjen e traditave dhe trashëgimisë kulturore të një kombi.IMG_3676

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top