Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Sot fillon SSF: ORGANIZATORËT PRESIN RRETH TETË MIJË VIZITORË

SSFPrej më sot e deri më 3 korrik në Plazhin e madh, në hapësirën e Dolcinium Kite Beach, do të performojnë me radhë emrat më të mëdhenj të muzikës soul, funk, jazz, disko house.

Organizatorët e festivalit, i cili këtë vit mbahet për të katërtën herë me radhë, presin rreth tetë mijë vizitorë.

Pas konceptit programor të Festivalit qëndron skuadra e kritikëve të njohur muzikor, muzikantëve, përzgjedhësve dhe DJ-ve nga anë e mbanë bota.

Rezultat i punës së madhe dhe hulumtimit është koncepti programor i festivalit, i cili tre vitet e para është ndërtuar në mënyrë që të vijë në nivelin e sotëm – nivel të cilin e karakterizon konsistenca programore, reflektimi, karakteri edukues, por edhe përcjellja e trendeve të fundit të muzikës Jazz & Soul.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top