Friday , May 29 2020
Lajmi i fundit

Sot zgjidhja e krizës politike në Ulqin: ZGJEDHJET NË FILLIM TË VITIT TË ARDHSHËM

Opstina-UlcinjKolegjiumi i Kuvendit komunal të Ulqinit do të vendos të premten për datën e mbajtjes së mbledhjes të parlamentit lokal në të cilën do të pruhet vendimi për shkurtimin e mandatit të përbërjes ekzistuese. PDS dhe partitë tjera, me përjashtim të Forcës së re demokratike, janë të mendimit që zgjedhjet duhet të jenë sa më parë në mënyrë që të dilet nga agonia politike në të cilën Ulqini ndodhet.

Në Forcë deklarojnë që janë gati për zgjedhje, por që zgjedhjet duhet të mbahen në prill, kur ato do të organizohen edhe në disa komuna tjera në Mal të Zi.

Sipas fjalëve të shefit të Klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezages, sa më parë të formohet pushteti i ri ekzekutiv do të ketë më shumë kohë të përgatisë sezonin turistik.

Këshilltari i PDS-ës Luigj Shkrela për “Dnevne novine” tha që pret që gjatë nëntorit Kuvendi do të sjell vendim për shkurtim të mandatit.

Në Partinë demokratike të Fatmir Gjekes dhe Unionin demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkes thonë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit duhet të diskutohet mbi Raportin e punës së kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu për vitin 2012, e cila ishte pika e ndarjes e koalicionit në pushtet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top