Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Poceo “Belcanto Dolcinio”: TË PREMTEN KONCERT I GRUPIT “BREAK OF REALITY”

Break of Reality do të performoj në Ulqin në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor Belcanto Dolcinio.  Koncerti do të mbahet më 13 Shtator në ora 20:00 në Kala. Break od Reality

Konsiderohen si një nga ansamblet më të mira botërore të muzikës alt(ernativo)-klasike.

Break of Reality  dallohet për tingullin rock të violinçelit, ka bërë bashkë dëgjues të muzikës klasike, dhe ato të muzikës rrok.

Në vitin 2015, anëtarët e Break of Reality u emëruan ambasadorë të muzikës nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Krijuar në vitin 2003 në shkollën Eastman të Muzikës në Rochester, NY, Break of Reality ka arritë miliona dëgjues përmes platformave si Spotify dhe Pandora Radio, dhe interpretimi i tyre në kolonën zanore të filmit Game of  Thrones ka patur mbi 20 milion shikime në YouTube. Grupi ka publikuar katër albume të plota, përfshirë The Sound Between (2006), Spectrum of Sky (2009), Covers (2012) dhe Ten (2014).

Gjithashtu grupi i është përkushtuar iniciativave  të ndryshme të edukimit nëpërmjet muzikës. Ai ka vizituar qindra shkolla publike në mbarë botën, duke performuar së bashku me studentët e muzikës dhe duke i inkurajuar ata të improvizojnë me instrumentet e tyre klasike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top