Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Spektakli në Ranë: DY MIJË NJERËZ NË IFTAR

IftariUlqini këtë nuk e kishte parë ndonjëherë: rreth dy mijë njerëz të shtunën mbrëma në Ranë ishin në iftarin e përbashkët të cilin e organizoi OJQ “Amaneti”.
Vullnetarët e kësaj organizate, me përkrahjen e një numri të madh të donatorëve dhe qytetarëve të Ulqinit, u kujdesën që e tërë ngjarja të ketë organizim të përkryer.
Kryetari i Komunës së Ulqinit i falënderoi përzemërsisht për këtë gjë dhe iu dëshiroi mirëseardhjen mysafirëve nga qytetet të tjera dhe korit diplomatik.
Nga OJQ “Amaneti” mendojnë se kjo ngjarje tregoi solidaritetin e Ulqinakëve të të gjithë religjioneve dhe kombësive, me pritshmërinë se ajo do të bëhet traditë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top