Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Split: NË FILLIM TË SHEKULLIT 20 DRUNJTË NGA ULQINI U SHITËN NË SHËTITORE

SplitNë shëtitoren e Splitit në fillim të shekullit të kaluar çdo ditë gjatë dimrit punonte pazari i druve, i cili shpesh ishte atraksion edhe për turistët, sepse mënyra e blerjes dhe shitjes, por edhe transporti i druve, nuk ndryshoi aspak, shkruan historiani i artit dhe ish drejtori i Muzeut të Qytetit në Split Goran Borçiq.

Ai thotë se tregtarët i sillnin drunjtë nga ishujt Braç, Hvar dhe Korçulla, por madje edhe nga Ulqini.

“Çdo mëngjes mblidheshin numër i madh njerëzish përreth druve të stivuar. Pas zhurmës së madhe, ujdive, zgjedhjes së druve, gratë, kryesisht nga Zagorka, i ngarkonin në shpinë dhe i shpërndanin në pjesë të ndryshme të qytetit. Kështu tërhiqnin vëmendjen e të huajve të cilët, për kujtim, i fotografonin me kamerat e tyre”, shkruan Borçiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top