Friday , December 15 2017
Lajmi i fundit

Srzentiq dhe Cungu: BASHKËPUNIM I SHKËLQYER I DY KOMUNAVE

TivarKryetari i Komunës së Tivarit Zoran Srzentiq dhe kryekomunari i Ulqinit Nazif Cungu kanë konstatuar në takimin në Tivar se bashkëpunimi i dy komunave është i shkëlqyer dhe kanë rakorduar hapat e mëtejmë në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe investimeve.

Në takim biseduan për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik dhe investimet në turizëm, problemet në furnizim me ujë, si dhe çështjet e mbeturinave komunale dhe deponisë regjionale “Mozhur”.

Kryetarët e komunave po ashtu kanë shkëmbyer informacionet për situatën financiare dhe ekonomike në këto dy vetëqeverisje lokale.

Takimi i radhës është caktuar për datën 2 shkurt në Komunë të Ulqinit dhe atëherë, siç paralajmëruan, do të vazhdojnë bisedimet së bashku me drejtuesit e sekretariateve dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top