Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Strategjia e Reformës së Administratës Publike: BAZË PËR TË GJITHË REFORMAT E FINANCAVE PUBLIKE

Ilustrimi - 2Mali i Zi në fund të korrikut të vitit 2016 miratoi Strategjinë e Reformës së Administratës Publike deri në vitin 2020, si dhe Planin e Veprimit për zbatimin e këtij dokumenti, që ka synim përfundimtar administratën efikase dhe të orientuar nga shërbimi.

Në Strategji thuhet se nevojitet kyçja e të gjithë palëve të interesuara, të opinionit më të gjerë profesional dhe të interesuar, i cili do të ofronte dije dhe argumentim të mjaftueshëm që reforma të zbatohet në mënyrën më të mirë.

Në këtë proces është i kyçur edhe Bashkimi Evropian (BE) i cili në veçanti orientohet nga Programi i Menaxhimit të Financave Publike. Nga Komisioni Evropian vlerësojnë se kjo “është baza për të gjithë reformat që zbatohen në shtet”, e për këtë janë dedikuar mjetet me vlerë 11 milion euro “si simbol rëndësie e cila i dedikohet përmirësimit të kapaciteteve lidhur me menaxhimin e financave publike”.

Synimet që dëshirohen të arrihen janë rritja e përgjegjësisë dhe sigurimi i menaxhimit të besueshëm financiar, përmes avancimit të parimit të të kursyerit, të efikasitetit dhe të efektshmërisë së menaxhimit të burimeve publike. Po ashtu, Programi duhet të sigurojë transparencën e avancuar të sistemit të menaxhimit të financave publike dhe radhitjen më të mirë të aktiviteteve.

E që të vendosen parimet themelore të menaxhimit të mirë financiar në veçanti theksohet që Qeveria e Malit të Zi duhet të vazhdojë të zhvillojë buxhetimin programor. Bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve buxhetore ku vërehet lidhja e qartë në mes politikave të pushtetit, përkatësisht programit, synimeve të tyre dhe rezultateve të dëshiruara nga njëra anë, dhe mjeteve që janë të nevojshme për realizimin e tyre, nga ana tjetër.Ilustrim landscape SHQIP

Po ashtu, segment i rëndësishëm i reformës në fushën e financave publike është avancimi i kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Sidoqoftë, reforma e menaxhimit të financave publike është e nevojshme në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria financiare dhe menaxhimi i drejtë i financave publike në pajtim me dispozitat e legjislacionit të BE-së. Njëkohësisht, qytetarët nga reforma e administratës publike presin shërbim cilësor, që ajo të bëhet shërbim i qytetare, t’ju ofrojë shërbime cilësore dhe të punojë mbi parimet e transparencës dhe përgjegjësisë.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediet: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OSHC si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top