Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Studimi: QË KRIPORJA TË PRODHOJË NEVOJITEN KATËR MILION EURO

kriporja-kripa-solana-soZgjidhja më e mire për Kriporen e Ulqinit është prodhimi i llojeve cilësore të kripës – lules së kripës, e në infrastrukturën e nevojshme nevojitet të investohet rreth katër million euro, tregon Informata për projektin “Finalizimi i studimit të mbrojtjes së zonës së Kripores së Ulqinit”, transmeton Portali Analitika.

Për këtë concept, mjetet e nevojshme për investimet fillestare në infrastructure do të ishin rreth katër million euro.

Shpenzimet operative për prodhimin e prodhimeve të reja, cilësore nga kripa në sipërfaqen e kufizuar të Kripores dhe shpenzimet e menaxhimit të tërë zonës së kripores do të ishin një million euro, shkruan në këtë document.

Pritet që në një periudhë të caktuar ky model do të mund të akumulonte të ardhura nga 245.000 euro deri në 420.000 nga shitja e kripës dhe vizitat në zonën e mbrojtur me programet përcjellëse.

“Sasitë shumë të kufizuara të prodhimit të ri (lulës së kripës) potencialisht do të mund të shiteshin në tregun evropian, gjersa numri i vizitorëve do të rritej gradualisht”, shrkuan në Studim.

Rikujtohet se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, në bazë të mangësive të identifikuara të Draftit të Studimit të Mbrojtjes, ka iniciuar hartimin e Studimit gjithëpërfshirës i cili do të përfshijë të gjithë elementet e nevojshme për finalizimin e Studimit të mbrojtjes.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top