Sukses i Ulqinakut: DURAKU TRAJNER NË MALAJZI

434760-mehmet-durakovicFederata e Futbollit Selangor (Persatuan Bolasepak Selangor) ka nënshkruar kontratën me ish futbollistin e njohur Mehmet Duraku i cili nga pozicioni i trajnerit do të udhëheq skuadrën në sezonin e ardhshëm të Super ligës së Malajzisë.

Ish futbollisti Australian me prejardhje nga Ulqini ka nënshkruar kontratën para dy ditëve dhe do të filloj punën me 15 nëntor.

Mehmeti nuk është i huaj në futbollin e Malajzisë sepse duke luajtur pikërisht për këtë skuadër  ka fituar tre herë me radhë Kupën e Malajzisë, nga viti 1995 – 1997.

FF Selangor është skuadër nga qyteti Shah Alam dhe përfaqëson shtetin Selangor Darul Ehsan. Ky klub i themeluar në vitin 1936 garon në Supër Ligën e Malajzisë dhe vitin e kaluar përfundoj në vendin e dytë. Ndeshjet vendase i luan në stadiumin Shah Alam me kapacitet prej 80,932 shikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…