Sukses: NIKOLAIDIS NË ANGLISHT, PROMOVIMI NË LONDËR

Andrej Nikolaidis DevetBotimi në gjuhën angleze i romanit “Devet”(Nëntë) është publikuar pak kohë më parë në shtëpinë botuese Istros Books, nga Londra. Ky botues tashmë ka botuar romanet e Nikolaidisit “Sin”(I biri) dhe “Dolazak”(Ardhja). Së shpejti del edhe botimi i trilogjisë “Gjenerata e errët”(The Dark Generation) në kuadër të shtëpisë Istros Books, ndërsa të gjithë librat i ka përkthyer Vil Firth (Will Firth).

Përkthimin gjerman të romanit “I biri” e bëri Margit Jugo, ndërsa librin e publikoi shtëpia botuese Voland&Quist.

Nikolaidis gjatë tetorit do të ketë tre promovime librash në Angli. Njëra nga ato është më 16 tetor në librarin Waterson në Pikadilli, e cila njihet si libraria më e madhe në Europë. Nikolaidis ditën e ardhshme do të nënshkruajë librat në Foyles&Bookshop, si dhe në Southbank, ndërsa më 18 tetor do të jetë mysafirë në Ilkeley Literary Festival.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…