Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Sukses tjetër i dr. Abazoviqit: LIGJËRATË NË KONGRESIN BOTËROR TË ORTOPEDËVE

 

IMG-7804a39fe1013164ecd8170a36abd9ae-VPrej me 28 nëntor deri me 2 dhjetor në Cape Town (Afrika jugore) u mbajt Kongresi botëror nga fusha e ortopedisë dhe traumatologjisë, i cili tuboi 2.800 mjekë nga kjo fushë nga 89 vende të botës.

Me ftesë të organizatorit, ligjërues ishte edhe Ulqinaku dr. Xhihan Abazoviq i cili prezantoi teknologjitë më të reja në shërimin e defekteve të kërcit. Ai patentet e veta teknologjike i prezantoi në sesionin One step cartilage repair: Current concept 2017 (Shërimi në një hap – koncepti bashkëkohor), në ditën e tretë të kongresit.

Kjo është ngjarja më e madhe e lidhur me ortopedi dhe traumatologji e cila këtë vit u mbajt në botë. Ndër ligjëruesit me dr. Abazoviqin diskutuan ekspertët më të mëdhenj në fushën e regjenerimit të kërcit nga Britania e madhe, Italia, Belgjika dhe SHBA-ja.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top