Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Sukubinë: NË GUSHT KUFIRIN E KALUAN MBI 682 MIJË UDHËTARË!

Sukubine-Muriqan, Sukobine-Murican, Kufiri, GranicaPikën e përbashkët kufitare Sukubinë me Republikën e Shqipërisë në gusht e kaluan 682.260 udhëtarë ose për 11,2 për qind më shumë se në gusht të vitit të kaluar, mëson Portali Ul-info.

Në të njëjtin muaj u regjistrua kalimi i rreth 159 mijë automjetesh.

Nëse e kemi parasysh faktin që në korrik nëpër Sukubinë kaluan rreth 460 mijë njerëz, atëherë për vetëm dy muaj verë kufirin e kaluan 1,142 milion udhëtarë!

Kur kjo pikë kufitare u hap në maj të vitit 2002, u llogarit që nëpër Sukubinë të kalojnë rreth gjysmë milioni udhëtarë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top