Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Sukubinë: SEKUESTROHEN 15 KG DROGË

Sukubine-Muriqan, Sukobin-MuricanPolicia ka njoftuar se në pikën kufitare Sukubinë, të premten, me 17.02.2017, rreth 11.45, ka kryer kontrollin e makinës të tipit “Peugeot 307”, me targa shqiptare të cilën e drejtoi A.L.

Me këtë rast në bankinat e makinës nga të dy anët janë gjetur dhe sekuestruar 16 paketime me rreth 15 kilogram të materies bimore me ngjyrë të gjelbër të mbylltë për të cilën dyshohet se është drogë e llojit marihuana.

Dyshohet që qëllimi ishte që droga të kalojë transit nëpër shtetin tonë për kontrabandë të mëtejmë drejt vendeve të Europës perëndimore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top