Sulejmani: JEMI TË SHQETËSUAR, ASKUSH NUK NA KA KONSULTUAR

Haxhi SulejmaniNjoftim për shtyp i Kryetarit të Kuvendit Komunal të Ulqinit Haxhi Sulejmani.

Si këshilltar dhe qytetar i Ulqinit, me shqetësim të thellë e mora njoftimin se shpimet hulumtuese për kërkimin e naftës dhe gazit do të fillojnë nesër në nëndetin tonë.

Ndaj shqetësimin e organizatave mjedisore, individëve dhe shumë qytetarëve të Ulqinit me këtë rast. Unë jam i befasuar që Qeveria, përkatësisht Ministria e Investimeve Kapitale, ende nuk ka publikuar të gjitha kontratat në lidhje me këtë punë. Qytetarët kanë të drejtë të dinë.

Mund të konfirmoj që si organi më i lartë përfaqësues në këtë komunë, në ujërat e së cilës është kjo platformë, ne nuk ishim të konsultuar për projektin në fjalë. Mendoj se ishte e udhës që kjo gjë të bëhet.

Unë besoj se në seancën e ardhshme, kjo pikë do të jetë në rendin e ditës, sepse si Kuvend lokal, ne duhet të diskutojmë çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Komunës dhe komunitetit tonë.

Vlerësoj që Qeveria e Malit të Zi duhet ta kishte trajtuar këtë çështje më më shumë sensibilitet, sepse është çështje me interesin më të madh për Ulqinin dhe të gjitha komunat në bregdet, dhe, si rrjedhoj, për të gjithë shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…