Sulejmani: Mesazh urimi parlamentarëve dhe udhëheqësve të Republikës së Kosovës

Haxhi SulejmaniDeklaratë e kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Haxhi Sulejmani. 

Legjitimimi në kohë i verdiktit popullor të 14 shkurtit tregon seriozitetin e të zgjedhurve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, uroj popullin e Kosovës, deputetët e legjislaturës së radhës dhe në veçanti z. Glauk Konjufca për postin e kryekuvendarit si dhe z. Albin Kurti për postin e kryeministrit të Republikës.

Është bërë rutinë të themi që “Kosovën e presin sfida”. Në fakt, Republika e Kosovës është krijesa më e bukur e sfidave të shumë shekujve që kulmuan në vitin 1999 dhe 2008. Por, sfidat nuk kanë mbaruar dhe Ju, të përzgjedhurit e popullit tuaj, duhet të bëni hapa të tjerë përpara.

Asnjëherë s’ka qenë e lehtë dhe as tash nuk do të jetë e lehtë. Asnjëherë s’ka qenë e pamundur dhe as tash nuk do të jetë e pamundur. Mjafton të keni idealin e martirëve, dëshirën e atdhetarëve dhe intelektin e prijatarëve.

Kosova në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në është deklaratë profetike për politikat e jashtme, kurse bashkëpunimi i afërt dhe vëllazëror me të gjitha komunat shqiptare pavarësisht kufijve administrativ detyrim i të gjitha kokave dhe të gjitha kohëve.

Kosova demokratike dhe zhvillimplote është histori suksesi dhe sigurie që hapë një faqe të re për të gjithë Ballkanin perëndimorë.

Ju priftë e mbara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…