Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

SVATEK NË FILLIM TË SHEKULLIT TË KALUAR PËR ULQININ

Në fillim të shekullit XX shkencëtari i famshëm nga Çekia Josef Jan Svatek (1870-1948) ka qëndruar në Ulqin dhe me ngazëllim ka shkruar për bukurit natyrore të tija.

Për lexuesit e Portalit tonë po i përcjellim vëzhgimet e tija të mrekullueshme për Valdanosin dhe Plazhin e vogël.

Deri sa mos ta prek civilizimi i ri Valdanosi do të mbes synimi i atyre pelegrinëve që dëshirojnë ti përulen natyrës së mrekullueshme. Ndonëse, atëherë kjo më nuk do të jetë ajo luginë magjike në të cilën më dukej që kudo rreth meje vallëzojnë zanat dhe perritë. Atëherë kjo do të jetë vend pikniku, plot me letra të pista dhe mbeturina tjera, e frikë kam, nëse këtu mbërrin Evropa që do të thyhen filizat e reja të ullirit. Por, për tani kjo është akoma natyrë e virgjër, e paprekur nga dora e kudogjendur të përparimit. Për këtë arsye, nxitoni të gjithë ju që dëshironi të kënaqeni në peizazhin i cili me qindra vjet ka mbet ashtu siç e ka krijuar nëna Natyrë për kënaqësinë e vet.

Përveç njerëzve me reumatizëm nga Mali i Zi, në Ulqin vijnë edhe mysafirët nga Austria, Italia dhe Çekia. Përndryshe, numri më i madh i të huajve këtu vijnë vetëm për tu larë në det. Dhe, vërtet, në të gjithë Adriatikun nuk ka not të këndshëm si ky në gjirin e Ulqinit. Uji është si kristal, i pa ndotur, nuk ka anije të shumta dhe goditje të fuqishme të dallgëve – të gjithë dallgët e mëdha këtu qetësohen fal pozicionit të gjirit, kështu që dallgët e forta nuk mbërrinin deri tek rëra e dobishme. Shtrati i detit është si prej kadifeje. Është i mëndafshet, njëkohësisht i pastër, pa guaca dhe gaforre të neveritshme, pa barishte dhe bimë tjera detare – këtu janë uji, rëra dhe shtrati i detit ideal, dhe me këtë shkon dhe rrethina romantike, e meqë qyteti i vjetër është aty, përball, kemi dhe ambientin e pasur dhe shumë pyje të pishave si dhe vreshta – në këtë shikim njeriu nuk mund të zgjedh vend më të bukur.

Përkundër mos ekzistencës së komforit të pushimores, jam i sigurt që nuk do të kaloj shumë kohë dhe me rritjen e numrit të mysafirëve dhe kjo mangësi do të tejkalohet, dhe atëherë Ulqini do të bëhet një nga vendet më të bukura të Adriatikut, po ashtu dhe ma romantiku.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top