Monday , July 13 2020
Lajmi i fundit

Taekwondo: 10 MEDALJA TË ARTA PËR ULQININ

IMG_1548_resize

Të dielën me datë 30.11.2014 në Podgoricë u mbajt kupa e Malit të Zi për vitin 2014 në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë kampionat u paraqitën 9-të klube me mbi 150 garues. Klubi i Taekwondos-së Ulqini u paraqit me 11 garues të cilët patën këtë sukses. Gjithsej garuesit e KT Ulqinit fituan 13 medalje, prej tyre 10-të medalje të arta; dhe 3 medalje të argjendit.

Garuesit më të suksesshëm ishin Esad Kraja dhe Edina Kraja me nga tri medalje të arta të cilët konkurruan në dy disiplina. Me medalje të arta në disiplinën e dyluftimit u kurorëzuan:

  1. Esad Kraja
  2. Edina Kraja
  3. Ardiana Karamanaga

Medalje të argjendit:

  1. Medina Kanaqi

Ndërsa në disiplinën e FORMAVE me medalje të arta u kurorëzuan:

  1. Esad Kraja
  2. Edina Kraja
  3. Ardiana Karamanaga
  4. Medina Kanaqi
  5. Xheneta Kanaqi

Medalje argjendi:

  1. Amra Dushku
  2. Amrudin Hoxhiq

Në kategorinë PAR me medalje të arta u kurorëzuan:

  1. Esad dhe Edina Kraja

Klubi i Taekwondo-së Ulqini në renditjen e përgjithshme në disiplinën e Formave u rendit i pari ndërsa në disiplinën e dyluftimit kategoria e Juniorëve u rendit i treti të cilët shpërblehen me nga një kupë.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini  falënderon të gjithë sponsorët të cilët kontribuuan për pjesëmarrjen në kupën e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top