Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

Taekwondo: 2018 PLOTË ME SUKSESE PËR ULQINAKËT

Fikret Dushku 2Ekipet e klubit të Taekwondo-së Ulqini sjellin plotë 33 trofe gjatë vitit 2018.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini gjatë vitit 2018 mori pjesë ne 19 aktivitete sportive duke i sjellë qytetit të Ulqinit 427 medalje dhe 33 trofe.

18 trofe të vendit të parë,
10 trofe të vendit të dytë,
5 trofe të vendit të tretë

– 211 medalje të arta,
– 134 medalje të argjendit,
– 82 medalje bronzi,

Në diciplinën e ndeshjeve kampion të Malit të Zi fituan 13 garues. Ndërsa në diciplinën e formave fituan plotë 18 garues.

Katër medalje ballkanike. Tre kampionë të Ballkanit dhë një nënkampione. Kampionatin e Ballkanit e fituan garuesit. Sara Kraja, Bledar Kasmi dhe Sumeja Bisha, ndërsa nënkampione fitoi Arta Ismailaga.
Ishte një vit i suksesshëm por edhe i mundimshëm pas gjithë atyre vështirësive ia dolëm që me sukses të lartë ta përfundojmë vitin 2018 duke ngritur trofe në emër të Ulqinit. Ngritëm trofe në Mal të Zi, ngritëm trofe në Kroaci, në Maqedoni, në Shqipëri, në Kosovë, në Bosne dhe në Rumani.

Garuesit më të suksesshëm për vitin 2018 janë:
Në kategorinë SENIOR: Medina Kanaqeviq,
Në kategorinë JUNIOR: Amrudin Hoxha,
Në kategorinë KADET: Sumeja Bisha
Në kategorinë PIONIR: Bledar Kasmi

Falenderoj nxënësit e klubit, prindërit dhe të gjithë sponsorët që kontribuan për klubin e Ulqinit, poashtu falenderojmë të gjitha mediat dhe portalet që përcjellën rezultatet e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Ju urojmë suksese në vitin 2019.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top