Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Taekwondo: BISHA, KRAJA DHE KASMI KAMPIONË TË BALLKANIT

IMG_1917_resizeGjatë vikendit në Bukuresht të Rumanisë u mbajt Kampionati Ballkanik në Taekwondo. Në këtë kampionat u prezantua edhe përfaqësuesja e Malit të Zi me 22 garues, në mesin e tyre ishin edhe pesë garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Në disiplinën e formave Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha ndërsa në dyluftim Sara Kraja, Bledar Kasmi dhe Arta Ismailaga.

Rezultati për garuesit e Ulqinit është: Sumeja Bisha kampione Ballkanit për vitin 2018 në disiplinën e formave kategoria kadet. Medina Kanaqeviq zuri vendin e 4-të.

Në dyluftim kampion të Ballkanit për vitin 2018 në kategorinë e pionirëve (Children) shpallen Sara Kraja dhe Bledar Kasmi. Garuesja Arta Ismailaga fitoi vendit e dytë e cila shpërblehet me medalje të argjendit. Në finale ajo ndalet nga përfaqësuesja e Rumanisë. Në rënditjen e përgjithëshme përfaqsuesja e Malit të Zi fitoi kupën e vendit të dytë në diciplinën e formave kategorija kadet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top