Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Taekwondo: MBAHET TROFEU I ULQINIT

342852F9-B0C6-4695-B070-7E48658B13D0Të dielën me 09.06.2019 në Ulqin u mbajtë trofeu i parë i Ulqinit 2019 në sportin e Taekwondo-së.

Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të klubit organizohet turneu ndërkombëtarë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.

Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 420 garues, 36 klube nga 5 vende. Turneu përfundoj me suksesë ku qëllimi ishte bashkëpunimi me klubet e rajonit, shkëmbim të eksperiencave të ndryeshme, shoqërim ndërmjet garuesve, forcim të karakterit sportiv etj.

Turneun e hapi kryetari i Komunës së Ulqnit z. Loro Nrekiq i cili i përshëndeti të pranishmit dhe premtoj për përkrahje të klubit të Taekwondo-së Ulqini edhe në vazhdim. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bosna dhe Kroacia. Falenderojmë të gjitha klubet pjesëmarrëse si dhe gjithë sponsorët që përkrahën këtë projekt sportiv.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top