Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Taekwondo: TETË MEDALJE PËR ULQINAKËT NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Balkan TawkwondoPërfaqësim dinjitoz i sportistëve nga ekipi i Taekwondo-së Ulqini në kampionatin Ballkanik me përfaqësuesen e Malit të Zi të cilët grumbulluan 8 medalje ballkanike.
Gjatë vikendit me datë 13-15.09.2019 në Bullgari në qytetin e Samokovit u mbajt kampionati Ballkanit për të gjitha kategoritë në të dy disiplinat ndeshje dhe forma. Në këtë kampionat u paraqitën 12 shtete me 660 garues. Përfaqësuesja e Malit të Zi udhëtojë me 26 sportistë. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitën 11 sportistë. Përfaqësuesja e Malit të Zi fitoj gjithsejtë 12 medalje ndërsa 8 prej tyre i takuan sportistëve nga Ulqini të cilët dhanë një kontribut të lartë për përfaqësuesen e Malit të Zi. Ky është një sukses i shkëlqyeshëm për klubin tonë dhe për sportin e Ulqinit në përgjithësi.
Në disiplinën e Formave të suksesshëm ishin sportistet:
Sumeja Bisha e cila në kategorinë (team junior) fiton medaljen e artë.
Medina Kanaqeviq fiton dy medalje Ballkanike në kategorinë (Individual dhe Pair).
Në disiplinën e ndeshjeve të suksesshëm ishin sportistët:
Sara Kraja kampione e Ballkanit medalje e artë për të dytin vit me radhë.
Arta Ismailaga nënkampione e Ballkanit medalje argjendi po ashtu për të dytin vit me radhë.
Bledar Kasmi nënkampioni i Ballkanit medalje argjendi.
Enes Dushku, Amella Nuti i fituan ndeshjet e para mirëpo u ndalen në ndeshjen e dytë dhe kështu fituan vendet e treta, medalje bronzi.
Falënderojmë prindërit për mbështetjen e nxënësve si dhe sponsorët që na lehtësuan që këtë rezultate të arrihen me sukses.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top