Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Taekwondo: ULQINAKËT KTHEHEN ME 3 TROFE NGA MOSTARI

IMG_2408_resizeTrofe pas trofeut, edhe një sukses i ekipit të Taekwondo-së Ulqini në Mostar fitojnë edhe tre trofe tjera dhe 23 medalje.
Të shtunën me datë 03.11.2018 në Mostar u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 450 garues, 40 klube nga 7 vende. Klubi i Taekwondosë Ulqini u paraqit me 24 garues. Suksesi për ekipin e Ulqinit ishte: Nëntë medalje të arta, Shtatë medalje argjendi, Shtatë bronzi.
Vendi i parë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Formave.
Vendi i dytë në kategorine kadetë të rinjë.
Vendi i tretë në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Garimit.
Medaljet në diciplinën e Garimit:
Bledar Kasmi, Enis Kurti, Amella Nuti, Sara Kraja, Merisa Malokraja.
Arta Ismailaga, Mervana Mucaj.
Amra Dushku, Abdullah Dervishi, Amar Bakalli, Besart Kuqi, Mersida Demiri.
Bledar Kasmi shpallet garuesi më i suskseshëm në kategorinë e kadetëve të rinjë.
Medaljet në diciplinën e Formave:
Sumeja Bisha, Vesa Dervishi, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq.
Amra Dushku, Ardit Dervishi, Amar Bakalli, Sara Kraja, Xheneta Kanaqeviq.
Dion Mustafa, Amell Nuti.
Në emër të klubit të Taekwondo-së Ulqini falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për klubin tonë. Falenderojmë prindërit për përkrahjen e tyre si dhe sponsorët të cilët na i mbuluan shpenzimet e udhëtimit.
Me respekt
Fikret Dushku, prof.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top