Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

Taekwondo: ULQINI KTHEHET ME DY TROFE NGA TURNEU NË BUDVE

IMG_3612_resizeKlubi i Taekwondo-së Ulqini fiton edhe dy trofe tjera në turneun internacional në Budva.

Gjatë këtij vikendi në Budva u mbajtë Turneu internacional MontenegroStars Trophy. Në këtë aktivitet sportiv klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 36 garues në të dy diciplinat. Në diciplinën e garimit u parqit me 24 garues, ndërsa në diciplinën e formave morën pjesë 21 garues.
Rezultati për garuesit e Ulqinit është: Në diciplinën e garimit medalje të arta fituan 11 garues, 9 të argjendit dhe 3 të bronzit. Në diciplinën e formave 12 garues fituan medaljet të arta, 5 të argjendit dhe 3 të bronzit.

Në rënditjet e përgjithëshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fitoi dy trofe, vendi i parë në diciplinën e formave dhe poashtu vendi i parë në diciplinën e garimit kategoria kadet të rinjë.

Garuesit më të suksesshëm të turneut u shpallen Arta Ismailaga kadetja më e mirë, Dion Mustafa Juniori më i mirë dhe Medina Kanaqeviq seniorja më e mirë.

Me medalje në diciplinën e garimit u shpërblyen këto garues.
Bledar Kasmi, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Besart Kuqi, Amra Dushku, Albjon Hykaj, Dion Mustafa, Medina Kanaqeviq, Amella Nuti.
Amar Bakalli, Hadi Resulbegu, Mervana Mucaj, Mersida Demiri, Isuf Gjenciq, Abdullah Dervishi, Vesa Dervishi, Amrudin Hoxhiq, Fiona Kraja.
Enis Kurti, Amell Nuti, Hakush Fici.
Në diciplinën e Formave medaljet i fituan këto garues.
Hadi Resulbegu, Enes Dushku, Hana Tivari, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Vesa Dervishi, Amra Dushku, Amrudin Hoxhiq, Dion Mustafa, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq.
Bledar Kasmi, Ardit Dervishi, Sara Dervishi, Arta Ismailaga, Edina Kraja.
Mehrudin Mucaj, Amell Nuti, Hava Malokraja.

“Falenderojmë prindërit për përkrahjen dhe përkushtimin ndaj klubit tonë”, tha në fund trajneri i klubit Fikret Dushku.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top