Wednesday , February 26 2020
Lajmi i fundit

TAEKWONDO ULQINI: PJESËMARRJE E SUKSESSHME NË TURNEUN E SARAJEVËS

IMG_8459Ekipi i Taekwondo-së Ulqini i suksesshëm në turneun e Sarajevës.
Të shtunën me datë 14.12.2019 në qytetin e Sarajevës u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Turneu u organizua për të 7 vit me radhë nga klubi i mirë në Bosne, klubi Novi grad Sarajevo. Turneu u mbajtë në dy diciplina, ndeshje dhe forma. Në këtë turne u paraqitën 650 sportistë, 7 vende dhe 45 klube.
Ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 20 sportistë në të dy diciplinat. Suksesi për ekipin nga Ulqini ishte: gjithësejt 16 medalje. 10 të arta, 3 të argjendit, 3 të bronzit, dhe tre  trofe.

Në diciplinën e Ndeshjeve me medalje u kurorzuan:
Enes Dushku, Amella Nuti, Mervana Mucaj, Sara Kraja.
Enis Kurti, Mersida Demiri.
Albjon HykajBledar Kasmi, Hakush Fici.

Në diciplinbën e Formave me medalje u kurorzuan:
Medina Kanaqeviq, Sumeja Bisha, Hana Tivari, Merisa Malokraja, Hava Malokraja, Amell Nuti.
Amra Dushku.

Sportistja Medina Kanaqeviq shpallet garuesja më e sukseshme  në diciplinën e Formave.
Në rënditjen e përgjitëshme klubi i taekwondo-së Ulqini fiton trofeun  e vendit të dyë në diciplinën e Formave dhe poashtu trofeun  e vendit të dytë në diciplinën e Ndeshjeve.

Taekwondo Ulqini
Fikret Dushku, prof.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top