Sunday , January 17 2021
Lajmi i fundit

Tag Archives: Dritan Abazoviq

Feed Subscription

Europarlamentarja Lunaçek: GJUKANOVIQ OFENDOI PJESËTARIN E PAKICËS SHQIPTARE

“Kur kryeministri i një shteti evropian, i cili pretendon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, deputetin opozitar e ofendon dhe diskrediton reputacionin e tij , kjo nuk është vetëm e papranueshme në kuadër të mirësjelljes së përgjithshme politike dhe rregullave të komunikimit, por edhe më shumë se aq, kjo qasje sigurisht nuk kontribuon në forcimin e parlamentarizmit, demokracisë, dhe zhvillimit ... Read More »

Liderët e partive shqiptare mbi incidentin në Kuvend: E DUAN MILLON EDHE DRITANIN

Gjeloshaj, Gjeka, Cungu, Nimanbegu, Sinishtaj

Udhëheqësit e partive nacionale parlamentare të Shqiptarëve kanë vlerësuar që incidenti i javës së kaluar, kur kryeministri Millo Gjukanoviq e quajti deputetin e partisë Pozitive Dritan Abazoviq “vagabond”(kopuk), ndërsa partin e tij përfaqësues të “mafisë mediatike”, është hap mbrapa në demokraci. “Në akuza që dikush është i lidhur me mafi duhet të reagojnë organet shtetërore, ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesit ... Read More »

Këshilli për IE: ABAZOVIQ NË LONDËR

Anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrime evropiane në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti i Partisë Pozitive Dritan Abazoviq gjendet në vizitë zyrtare në Londër. Ai sot, si anëtarë i delegacionit të këtij këshill ku kryetar është Sllaven Radunoviq, zëvendëskryetar Jovan Martinoviq, si dhe anëtarë Shefkija Muriq, Koça Pavlloviq dhe Zoran Srzentiq, përfundon vizitën dyditore në Dhomën e ... Read More »

Pllakate përkrahje për Abazoviqin: “EDHE UNË JAM VAGABOND“

Në qendër të Podgoricës, Tivarit, Tuzit dhe Ulqinit të shtunën janë shfaqur pllakatet e përkrahjes ndaj deputetit Dritan Abazoviq të cilin të enjten në Kuvendin e Malit të Zi me gjuhë fyese e ka emërtuar kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Në pllakate, të cilat ishin në ngjyrat e njohura të partisë, ka shkruar “I ja sam bitanga”(Edhe unë ... Read More »

Miodrag Llekiq për Dritan Abazoviqin: SIMBOL I SHPRESËS

Miodrag Lekic

Kryetari i Frontit Demokratik Midrag Llekiq ashpër ka kritikuar kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq për fjalët e tij të papërshtatshme të drejtuara deputetit Dritan Abazoviq. “Gjukanoviq me gjuhën e rrugës në Parlament ofendoi Dritan Abazoviqin, deputetin e ri, i cili me kulturën e vet demokratike, arsimim dhe karakterin modern simbolizon shpresën që Mali i Zi i bashkuar rreth ... Read More »

Karamanaga: GJUKANOVIQ NDOSHTA OFENDOI PASARDHËSIN

Ismet Karmanaga

Kryetari i Shoqatës për mbrojtjen e Qytetit të vjetër „Kalaja“ Ismet Karamanaga ka deklaruar që edhe në shtete shumë më të zhvilluara ndodh të dëgjohen ofendimet në parlament. „Çdo herë ekziston mënyra tjetër e të menduarit dhe sjelljes ndaj atyre që mendojnë ndryshe, sidomos kur bëhet fjalë për, nga njëra anë, politikanin me eksperiencë dhe njeriun që padyshim ka autoritet ... Read More »

Incident në Parlament: GJUKANOVIQ E QUAJTI ABAZOVIQIN VAGABOND (BITANGO)(Video)

Millo Gjukanoviq, Milo Djukanovic

Gjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi erdhi deri tek incidenti i rëndë verbal gjatë të cilit Millo Gjukanoviq e quajti deputetin e Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq vagabond (bitango). Incidentit i ka paraprirë debati i ashpër gjatë të cili kryeministri ka thënë që Partia Pozitive shërben për të mbrojtur interesat e “mafisë mediatike”. Gjukanoviq reagoi ashpër ... Read More »

Abazoviq: JAM I VETMI DEPUTET SHQIPTAR OPOZITAR

“Nuk kam dilemë se çdo shqiptar në Mal të Zi mendon njësoj si unë. Unë vërtet nuk i takoi një partie nacionale shqiptare, por jam i vetmi shqiptar i cili është opozitë në këtë moment në Parlamentin e Malit të Zi”, deklaroi deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq. Ai në intervistë për “Koha javore” tha se nuk i ... Read More »

Abazoviq për “Vijesti”: ULQINI KA NEVOJ PËR POLITIKANË NDRYSHE

Dritan Abazoviq, Dritan Abazovic

Deputeti në Parlament Dritan Abazoviq ka deklaruar për „Vijesti“ që pushteti lokal bukvalisht ka dështuar, ka nënvlerësuar qytetarët dhe institucionet në Ulqin. „E gjitha ka mundur të parashikohet që në fillim. Një vit kishim dy drejtorë të OT, sepse nuk dinin të shkarkojnë paraardhësin në mënyrë ligjore. Pastaj filluan dhe problemet tjera, pamje të shëmtuara në Ranë, afera me dokumentet ... Read More »

Scroll To Top